Gurvenatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se BQK ka mirëpritur vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit në lidhje me rastin e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit, raporton Front Online.
Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti ka shprehur falënderime ndaj stafit të BQK-së për punën e jashtëzakonshme në këtë proces.
“Kjo dëshmon atë që e kemi thënë nga fillimi që vendimi i marrë nga Bordi i BQK-së, ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm. Me këtë rast dua të falenderoj stafin e BQK-së për punë të jashtëzakonshme në këtë proces dhe të gjitha institucionet e vendit”, ka shkruar ai.