Gazetari Lirim Mehmetaj, ka bërë një analizë, duke ndërlidhur investimet (e munguara) banesave të pabanueshme, si dhe veprimeve të Kurtit në veriun e vendit, e dëmit edhe politik të shkaktuar nga to.
Sipas Mehmetajt, Kurti me veprimet e tij në veri e dëmtoi vendin ekonomikisht dhe politikisht, ndërkohë që ‘zhvillimi’ është i koncentruar në ndërtimin e banesave (pa nevojë), sepse gati 200 mijë të lira, krejt kjo sipas tij për të shpërlarë para.
E plotë:
Ky nuk është kryeministër hajvan, ky është kryeministër tradhtar
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës janë 800 milionë euro të regjistruara si “investime direkte” në Kosovë në vitin 2024 dhe plotë 580 milionë prej tyre janë investuar në “blerjen e banesave dhe shtëpive”.
Të dhënat e BQK-së tregojnë po ashtu se ka “rënie të investimeve në vitin 2024 në fushën e energjisë dhe prodhimtarisë”. Pikërisht dy fusha që konsideroheshin si sektorë potenciali për tërheqje të investimeve të huaja.
Në anën tjetër, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë 182 mijë banesa të pabanuara në Kosovë.
Çka do të thotë kjo?
Do të thotë që në fakt ndërtimi i banesave përkundër kaq shumë të lirave dhe në anën tjetër mos rënia e çmimit është shpëlarje parash.
Kurse, sipas ekspertëve të Ekonomisë në Kosovë, por edhe sipas kryetarit të Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, mungesa e investitorëve seriozë është për shkak të pasigurisë së krijuar nga tensionet në veri.
Pra: Me situatën në Veri Kurti në njërën anën ndaloi investitorët e huaj të vijnë në Kosovë duke dëmtuar vendimin ekonomikisht, kurse në anën tjetër ia mundësoi Serbisë ta luajë rolin e viktimës për serbët e Kosovës dhe na vendosi Perëndimi në sanksione.
Mbi gjithë këtë, bandat vazhdojnë të shpërlajnë para duke ndërtuar çdo ditë, përkundër afër 200 mijë banesave të pabanueshme.
E gjithë kjo miq, s’mund të jetë rastësi.