Gazetari Lirim Mehmetaj ka dhënë dëshminë e tij në Policinë e Kosovës lidhur me hetimet për korrupsion ndaj ministrit Faton Peci dhe presidentes Vjosa Osmani.
Ai ka prezantuar tri raste të rënda kundër Pecit, përfshirë zhdukjen e 55 mijë kafshëve për therje, një marrëveshje të paligjshme për objekt shtetëror dhe skandalin me kompaninë “Apetit” që importonte mish nga Brazili.
Ndaj Osmanit, Mehmetaj ka shpalosur dy raste fillestare, duke përmendur edhe lidhjet me biznesmenin Bardhyl Hasanpapaj. Ai ka paralajmëruar dorëzimin e rreth 50 dosjeve të tjera.
Mehmetaj thotë se hetimet nisën si tentativë e Pecit për ta mbyllur çështjen, por tashmë janë zgjeruar. Ai i ka bërë thirrje gazetarëve të ndjekin procesin nga afër.
Reagimi i plotë:
Faton Peci e Vjosa Osmani, pershendetje…
Sapo perfundova pjesen e pare te deklarates ne Policine e Kosoves, Krimet Ekonomike, ne hetimet kunder Faton Pecit e Vjosa Osmanit.
Ne kete pjese kam folur per tri rastet e para korruptive dhe te keqperdorimit te pozites zyrtare per Faton Pecin nga gjithsejte 97 dosje individuale qe i kam per t’i dokumentuar per kete minister hajdut.
Po ashtu, kam shpalosur dy nga rastet e Vjosa Osmanit, duke filluar nga zyrat e Listes Guxo ne Prishtine.
Sa per Faton Pecin, kam shpalosur korrupsionin barbare me importuesit e kafsheve per therrje ne Kosove, marrjen dhe rikthimin e dyshimte te lejeve per import dhe “zhdukjen” e 55 mije kafsheve per therrje qe ndodhe cdo vit ne Kosove.
Rasti i dyte eshte ai i dhenies se kunderligjshme te objektit per fabriken e perpunimit te mbetjeve shtazore, te cilen Faton Peci e ka dhene ilegalisht dhe ne shkelje flagrante te ligjit.
Rasti i trete eshte ai i kompanise “Apetit”, kompania qe blente mish ne Brazil dhe e eksportonte per mish te fresket te Kosoves ne Shqiperi.
Per Vjosa Osmanin kam shpalosur edhe lidhjen e dyshimte te saj me seksere si Bardhyl Hasanpapaj, i cili sherben edhe si provajder i keshit per presidenten Osmani.
Edhe per Osmanin do t’ia shpalose njesise se hetuesve rreth 50 raste te dyshimta per korrupsion e shpelarje parash.
Prokuror i rastit eshte Kujtim Munishi. Historia e ketij prokurori eshte e dyshimte ne institucionet e shtetit, por nuk dua ta paragjykoj.
Hetimet kane filluar me disa probleme fillestare, ku hetuesi i pare doli qe ka qene edhe perfitues i subvencioneve nga Faton Peci.
I njejti u nderrua me pas dhe per kete falenderoj shefin e Njesise se Krimeve Ekonomike per reagim te shpejte.
Rasti ka filluar si kerkese e Faton Pecit per te hetuar nje deklarate timen ne Debat Plus, nje deklarate krejt e pergjithshme qe fliste per shtepine e Osmanit ne Marigona Hill dhe per nje paralajmerim timin rreth skandaleve te Pecit, te cilat akoma nuk ishin publike.
Ideja ka qene qe prokurori ta mbyll rastin meqe deklarata ishte e pergjithshme dhe Faton Peci te dilte e te thoshte se “ja, edhe pas hetimit dola i pakorruptuar”.
E kam hetuar shpejt kete pretendim, prandaj automatikisht kam kerkuar zgjerim te hetimeve per te gjitha deklaratat e mia publike dhe avancim te hetimeve drejt rasteve qe akoma s’jane publikuar.
Nese nuk nderhyne politika, Faton Peci e Vjosa Osmani perfundojne ne banken e te akuzuarve.
Ftoj koleget gazetare ta percjellin kete rast me vemendje te shtuar per shkak te profilit te te dyshuarve, por edhe se ka pasur tendenca qysh nga fillimi te komprometohet procesi.
Urime, deri ne fitore.