GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Mehmet Kraja: Ideja për ndarjen e Kosovës mbetet ende gjallë nga disa eksponentë

19/04/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Mehmet Kraja: Ideja për ndarjen e Kosovës mbetet ende gjallë nga disa eksponentë
Share on FacebookShare on Twitter

Ideja për ndarjen e Kosovës ende po mbahet gjallë nga ish-këshilltarët e ish-presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë.

Kështu ka thënë në një intervistë për KALLXO.com, kryeakademiku kosovar, Mehmet Kraja.

“Por, idenë si ide, për ndarjen e Kosovës e vazhdojnë eksponentët dhe ish-eksponentët e Thaçit në Kosovë. Në disa media janë të pranishëm, disa ish-këshilltarë të tij, të cilët thonë, ‘po ne duhet t’i japim diçka Serbisë për të marrë bashkimin kombëtar’. Kështu e elaborojnë ata, me këtë ide dalin”, ka thënë ai.

Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Thaçi kishte mbajtur takime të fshehta me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Dy-tri gjëra nuk janë zbuluar asnjëherë. Nuk janë zbuluar takimet e fshehta që i kanë mbajtë treshja (Thaci-Vuçiq-Rama) dhe për çfarë janë marrë vesh. Që ka pasur takime të fshehta, e dinë tashmë të gjithë”, thotë Mehmet Kraja.

Tutje, ai thotë se plani për ndarjen e Kosovës ishte hartuar nga një organizatë jo-qeveritare ndërkombëtare, e cila ishte paguar nga Serbia.

“Edi Rama ishte i lidhur me treshen, Thaçi – Vuçiq – Rama. Kjo ishte treshja që mendonte të bënte Ballkanin. Një zot e di çfarë donin të bënin. Por e di një gjë dhe e them haptas, që mendonin ta ndanin Kosovën. Tani, kush e prodhoi këtë ide i pari, Vuçiqi thotë unë”, deklaron i pari i ASHAK-së.

“Projekti për me nda Kosovën nuk është bërë nga Rama, është bërë nga një zyre ndërkombëtare, e cila është paguar nga Serbia përmes disa fondeve të jashtme. Tani ju do të habiteni se kush kanë qenë të përfshirë në këtë projekt, sepse atyre nëse u jep para ata e bëjnë projektin pa ndonjë problem, sepse marrin ekspert të fushave të ndryshme dhe e bëjnë. Kanë vizatuar harta i kanë bërë të gjitha, disa detaje janë parë e disa nuk janë parë”, thotë Kraja.

Sipas tij, i gjithë projekti “ka qenë një ide për me zgjidh problemin e Kosovës ose problemin shqiptar me një marrëveshje me Serbinë, do të bëhej bashkimi kombëtar, pjesa e mbetur e Kosovës t’i bashkohej Shqipërisë dhe një pjesë do t’i jepej Serbisë”.

Intervistën e plotë mund ta gjeni KËTU.

Tags: Mehmet Kraja
ShareTweetShare
Previous Post

Tërë jeta i shkoi me kredi, profesori rrëfen se si jetohet me një pagë të arsimit

Next Post

“Naim Miftari përdori emrin e SHIK-ut për të bërë kontrabandë me naftë, SHIK-u e lajmëroi në UNMIK”

Lajmet e fundit

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

24/05/2025
Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.