ë vazhdim të vizitës në Bangladesh, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka realizuar takimin zyrtar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, A.K. Abdul Momen, ku ka me theks të veçantë ka kërkuar nga mbështetjen në procesin e njohjeve te reja nga vendet partnere të këtij shteti, të cilat ende nuk e kanë njohur vendin tonë.
Bëhet e ditur se gjithashtu Mehaj së bashku me Momen diskutuan për bashkëpunimin që do të jetë në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, si dhe për procesin e marrëveshjes së shmangies së taksimit të dyfishtë dhe parandalimi i evazionit fiskal.