Me rastin e vizites se humanistit Halil Kastrati, Mehaj ka shkruar :
Përkushtimi për t’i shërbyer vendit dhe popullit.
Humanisit i madh Halil Kastrati më nderoi sot me vizitën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes. E përgëzova për punën e pa lodhshme që po bënë duke ndihmuar familjet në nevojë, veçmas invalidët, veteranët dhe ish ushtarët e UÇK-së.
E sigurova se do ta ketë mbështetjen time të pa kursyer në këtë rrugëtim fisnik e të pastër, dhe do të jemi gjithnjë bashkë në synime të përbashkëta, kur është në pyetje shërbimi me nder e përgjegjësi për vendin e popullin tonë.