Shumë qytetarë ankohen për vonesat që ua shkaktoi sot eksperimenti i komunës së Prishtinës në trafik, por vetë kryetari Përparim Rama, ka mbërritur në punë. Në Facebook njofton për miratimet që i bëri sot komuna.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton për mbarëvajtjen e punës në komunë dhe vendimet që janë marrë sot, pa u deklaruar rreth kaosit të shkaktuar në trafik, për shkak të një testi që Komuna ka vendosur ta bëjë sot në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Miratimet e sotme kanë të bëjnë me Hortikulturën, me Kuzhinën Qendrore dhe me disa këmbime të pronave të paluajtshme.
Postimi i plotë i kryetarit:
Në seancën e 8-të të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit u miratuan këto pika të rendit të ditës:
? Propozimvendimi për ndarjen e mjeteve financiare për NPL “Hortikultura”, SHA – Prishtinë;
? Propozimvendimi për ndarjen e mjeteve financiare për NPL “Kuzhina Qendrore”, SHA Prishtinë;
Propozimvendimi pёr kёmbimin e pronёs sё paluajtshme komunale, me pronën e paluajtshme nё pronësi të “Kompania e Re Dardania- Arbëria” SHPK (qirambajtje),
? Propozimvendimi pёr kёmbimin e pronёs sё paluajtshme komunale, me pronën e paluajtshme nё pronësi të “Pozhegu Brothers”, SHPK;
Gjithashtu, në seancë u dhanë informata të detajuara për gjendjen aktuale të Pallati i Rinisë dhe të NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë” nga komisioni i aksionarëve të këtyre ndërmarrjeve.