Mediat e njohura ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
“Associated Press” vë në theks se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë kanë ngecur, duke përmendur edhe pakësimin e ndihmës së huaj, vendim ky i presidentit amerikan, Donald Trump.
Edhe “Reuters” thekson se Kosova është në tension me Serbinë.
“Vendvotimet u hapën në Kosovë të dielën pas një fushate zgjedhore luftarake në të cilën kandidatët e opozitës u përleshën me kryeministrin Albin Kurti për ekonominë, korrupsionin dhe marrëdhëniet me armikun e vjetër të vendit dhe fqinjin Serbinë”, thuhet tutje në shkrimin e Reuters.
Por, marrëdhëniet jo të mira mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë ditë të zgjedhjeve, nuk i lanë pa i përmendur as “The Guardian”, e as “France 24”. /klankosova.tv