Kryediplomati serb Ivica Daçiq i kishte komentuar si mashtrim pamjet brenda Manastirit të Banjskës ku dukej Milan Radojiçiq dhe pjesëtarë tjerë të Grupit Terrorist.
Daçiq tha se pamjet që i publikoi Qeveria e Kosovës janë montim pasi aty shihet borë.
Por, pasi Radojiçiq e pranoi se ishte pjesë e sulmit mediat kundër pushtetit në Serbi kanë filluar ta tallin partnerin e Vuçiqit, Ivica Daçin, duke e pyetur ” a ka borë tash Ministër”?.