Për incidentin e natës së mbrëmshme, kur Gjesti goditet nga Jozi me shuplakë në Big Brother VIP Albania 4, ka shkruar edhe një medium italian.
Në artikullin e mediumit Fanpage.itshkruhet: “Konkurrenti i Big Brother VIP shqiptar, këngëtari Jozi, ka goditur me grusht Gjestin, po ashtu këngëtar, gjatë transmetimit gjysmëfinal të mbrëmjes së djeshme, duke e bërë atë të përfundojë në spital. Policia vuri në pranga sulmuesin, i cili u arrestua dhe më pas u la i lirë në orët e para të mëngjesit”.
“Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, këngëtari shqiptar, Jozefin Marku, ka goditur me grusht Gjestin, transmeton Gazeta Papirus.
“Pas aksidentit, Gjesti është dërguar në spital për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të marrë tretman mjekësor për plagosjen e rëndë. Pas trajtimit, garuesi u kthye në shtëpi pasi gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Por, për Jozin ka mbërritur policia e cila ka ndërhyrë në vend, e ka vënë në pranga dhe e ka arrestuar”, thuhet tutje në artikullin e medias italiane.