Disa fëmijë të fshatit Rezallë të Skenderajt janë vrarë gjatë luftës para syve të prindërve.
Çdo ditë me vete bart kujtimet nga ky oborr, ku ndodhi ngjarja më e hidhur e jetës së saj.
Mehreme Zeqiri-Deliu nga fshati Rezallë ishte duke përgatitur ushqim për fëmijë.
Por punët e saj i ndërprenë krismat e armëve.
Aty pa djalin e saj Lulver Deliun, të vrarë.
Ato momente Deliu thotë që krejt çka kërkoi nga forcat serbe, ishte që ta vrisnin edhe atë.
Momente të ngjashme kishin edhe gratë e tjera të cilat ndodheshin aty ditën e tre prillit të vitit 1999.
Një ndër fëmijët e vrarë gjatë luftës, ishte edhe Leutrimi, i biri i dëshmorit Malush Ahmeti.
Rrëfimi i nënës së tij për këtë ngjarje tragjike, i ka përlotur të gjithë që e kanë dëgjuar.
Të afërmit e tij tregojnë se veç Leutrimit, atë ditë ishin vrarë edhe disa fëmijë të tjerë.
Emri i Leutrimit, qëndron në murin e shkollës që mban emrin e babait të tij, Malush Ahmeti.
Bashkë me të janë renditur edhe katër nxënës të tjerë të kësaj shkolle, që u vranë nga forcat serbe.
E për nxënësit e tjerë, ishte shumë e rëndë asokohe, kur dëgjonin se shokët e shoqet e klasës po vriteshin.
Vetëm më 5 mars, në Rezallë të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth.