Një aktivist i VV-së që është bërë zv. ministër nga Albin Kurti e ka mbajtur një fjalim skandaloz me ngjyrime të theksuara fetare duke i mëshuar vijë edhe historisë së kombit tonë përgjatë shekujve dhe duke pretenduar se jemi pjesë e një misioni për ta përhapur islamin kah perëndimi. Çka tha ky zv. ministër?
Hoxha i famshëm, Shefqet Krasniqi, ka promovuar disa libra sërish në kohë Ramazani duke e organizuar një iftar/promovim si vitin e kaluar. Por, kësaj here megjithëse numri i politikanëve ishte më i vogël, njëri nga të paktët që ishte doli se e kishte sherrin shumë të madh.
“Të nderuem vëllazën xhemat, selam alejkum rahmetullah! Është kënaqësi e jashtëzakonshme me qenë në mesin tuej sot. Edhe me pa se çfarë kombinimi mbresëlënës jemi.” – u shpreh z. Vokrri me një entuziazëm të pazakontë që në nisje të fjalës së tij.
Përçarjet në VV / Pas emërimit të Vokrrit si Zv. Ministër, Kurti dyshohet se ka bërë edhe pazare tjera
Ai njoftoi se po shihte në atë iftar edhe politikanë, analistë e kolegë nga Qeveria.
Megjithëse z. Vokrri u emërua zv. ministër nga Albin Kurti muaj më parë pasi iu ndalua ambicia për t’u bërë i pari i VV-së në Prishtinë, doli se ambiciet e tij më madhore ishin tjetërkah.
“Si besimtarë në këtë shoqëri në të cilën jetojmë, kemi potencial të hatashëm,” – tha në nisje të shpalosjes së ambicieve të tij fetare ai.
“Ne (etnia jonë) jemi produkt i kombinimit të së paku dy qytetërimeve. Por kulturalisht – elhamdulilah – qe ma shumë se gjashtë shekuj jemi në ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam. Dhe mundemi me thanë që jemi me siguri populli i vetëm me naj signifikancë politike që mundemi mu krenu se jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhapë kah perëndimi. Sepse një prej misioneve është që fjalën e Allahut ta çojë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor…” – tha ai, ndoshta duke habitur edhe hoxhallarët e shumtë që i kishte para vetes. Ishte zyrtar i lartë i shtetit, djalli ta hajë?
Ja çka thotë më poshtë, duke rrëshqitur edhe më zi në fjalët e tij:
“Ky nuk është mision i lehtë, natyrisht që has pengesa, ndodhin edhe luftëra.”
Fjalët për shqiptarët
Zv. ministri Vokrri duket se u përpoq që ta ‘rishkruante’ edhe historinë e kombit shqiptar. Lexojini me vëmendje fjalët e mëposhtme:
“E ne shqiptarët, nëse e shikojmë historinë, jemi produkt i kësaj përpjekjeje e këtij ballafaqimi. Ne nuk kemi ekzistu si entitet i veçantë e me këtë emërtim, shqiptarë, para se me ndodh ky ballafaqim në Evropë,” – argumentoi z. Vokrri, ndoshta duke çuditur shumicën e historianëve të Kosovës.
Iftari / “Pazari i Ramazanit”: Kurti iu shkoi në iftar deputetëve problematikë të VV-së, çka mund të ndodhë?
Pooor, ai duket të jetë i vetëdijshëm se mund të ketë shkuar shumë larg. Lexojeni atë që ai e thotë fare në fund:
“Ndoshta e zgjata pak. Dhe ndoshta kom tingëllu pak ma ambicioz se që mun me u paramendu për dikon prej kabinetit qeveritar në ditët e sotit, por ju fola prej zemrës.”
Po ashtu, z. Vokrri pati edhe fjali seksiste të cilat nuk përkojnë me bindjet progresiste të Vetëvendosjes, partisë së cilës i takon:
“Burri është kujdestar i familjes ose tufës së vet. Gruaja është kujdestare e vatrës së burrit dhe tufës së vet,” – tha ai.
Videoja (fjalimi i z. Vokrri nga min: 12:33):