“Ka ofruar një paraqitje të padenjë për Topin e tij të Artë. Zhgënjyes në rolin e nënte false të rreme”. Këto janë fjalët me të cilat Le Parisien hapi artikullin për ndeshjen e së mërkurës, në të cilën PSG u ndal në shtëpi nga Nice. Nuk shuhen zërat lidhur me yllin Lionel Messi, e pas kritikave të shumta të marra në rrjetet sociale për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, Topi i Artë, duke kaluar Robert Leëandoëskin, kanë mbërritur edhe kontestimet e para nga tifozët e tij.
Një Top i Artë që nuk shkëlqen ai i fituar nga Pleshti. Transferimi më i bujshëm i merkatos në vitet e fundit nuk po jep efektet e dëshiruara, falë një formacioni dhe një loje jo të përshtatshme për të, por 1 gol në kampionat, në gjashtëqind minuta, është një fakt që për një kampion të kalibrit të tij e bën të mos ketë justifikime.
Cështje që në fakt është aprovuar nga tifozët parisienë, të cilët në fund të ndeshjes kanë fërshëllyer skuadrën. Protestat janë evidentuar nga të gjitha gazetat e, shumë prej tyre, e identifikuan figurën e kampionit argjentinas si fajtorin kryesor: “Messi luajti më mirë të hënën, ose më saktë në ditën e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë të shtatë të tij”, gjykoi L’Equipe. Ende asnjë përgjigje nga personi në fjalë, i cili në këto raste zakonisht e lë topin të flasë për të.