Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se nesër pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ.
Rrugën siç thotë ai KQZ’së ia ka hapur refuzimi i të gjitha ankesave të PZAP’së si të pabazuara nga Gjykata Supreme.
“Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP-së. Kjo i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, më së largu deri nesër.”, ka shkruar Cakolli në Facebook.
Postimi i plotë:
Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP-së. Kjo i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, më së largu deri nesër.
Kjo nënkupton që anëtarët e Qeverisë, të cilët kanë fituar mandat deputeti, duhet që deri sot (ose më së largu nesër – nëse KQZ-ja nuk mban mbledhje sot) të dorëzojnë dorëheqjet e tyre.
Ndërsa afati 30-ditor për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit – e cila thirret nga Presidentja e vendit – fillon të rrjedhë që nga momenti i vendimit për certifikimin e rezultateve, që me gjasë do të jetë nesër.