Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se ka pranuar kërcënime pas debatit që ka pasur në Kuvendin e Kosovës me ministren e MPJD-së, Donika Gërvalla.
Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se pyetja e saj drejtuar Gërvalles ishte “A mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë?”.
Deputetja e PDK-së ka treguar se kjo pyetje është keqinterpretua qëllimshëm nga Gërvalla dhe nga një figurë publike.
“Si rezultat i deformimit të qëllimshëm të së vërtetës, mua më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta të cilat po i postoj, që ta sheh Donika dhe të gjithë të tjerët se kush i solli në pushtet dhe për kë e kultivojnë demagogjinë soji i saj dhe i VV-së. Normalisht, për të gjitha këto do të hap rast edhe në polici.” – ka shkruar Musliu-Shoshi.