Avokati kosovar, Ardian Bajraktari, ka parashikuar dënimin e mundshëm ndaj arsimtarit të Deçanit, i cili dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një nxënëse.
Ai ka thënë se abuzimi dhe keqpërdorimi i fëmijëve duhet të ndëshkohet ashpër.
“Sulmi seksual, kur behet ndaj personave nën moshën 16 vjeçare, kryesi dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet, e kur sulmi kryhet ndaj personave nën moshën 14 vjeçare, kryesi dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vite. Këtë masë e parasheh nenin 229, i Kodit Penal. Përveç kësaj, Gjykata ia shqipton kryesit të veprës penale nga neni 165, apo Kapitulli XX (veprat penale kundër integritetit seksual) të Kodit, të kryer ndaj fëmijës, ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës që përfshin kontaktin e rregullt me fëmijë”, ka shkruar ai.