Në Ditën e Gruas sot po marshohet.
Grupi organizativ “Marshojmë S’festojmë”, e kanë nisur protestën sot nga ora 10:00 duke marshuar prej Pallatit të Drejtësisë për të kundërshtuar dhunën ndaj grave, e që në fund ato edhe vriten nga gjinia e kundërt.
Ky grup organizativ, marshin do ta vazhdojë më pas te rrethi i flamurit, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Marshi përveç në Prishtinë, do të mbahet edhe në Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Gjilan.
Sipas organizatorëve të marshit, janë gjykatat, prokuroria dhe mbrojtësit e viktimave, një nga shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010, 48 gra të vriten nga burrat në Kosovë.
Ndryshe, Kodi Penal i Kosovës, dënimin më të rëndë për vrasje parasheh dënimin me burgim të përjetshëm.