Me rastin e 23 vjetorit në ora 12:00 do mbahen Homazhe te vendi i rënies në Pashtrik.
23 vjet më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së derisa po sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.
Dëshmorët e UÇK-së të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar fillimisht u derguan në morgun e Prizrenit, ku 36 trupa u tërhoqen nga morgu, nga banorët e fshatit Krushë e Madhe, më pase nga ky fshat u derguan për t’u varrosur në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake, më 21 dhjetor 1998.
Pesë të rënë të tjerë të cilëve u kishin humbur gjurmët në dëborën e madhe janë zbuluar nga bashkëluftëtarët e tyre dy muaj pas mbarimit të luftës.
Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashrikut kanë rënë dëshmorë:
Mujë Krasniqi, Qene Qenaj ,Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Hafir Kryeziu, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, dhe Xheladin Xheladini…