Më 15 Janar 1999 ndodhi masakra e Reçakut në Kosovë, ku serbët masakruan 45 Shqiptarë civilë të pafajshëm. Kjo masakër u bë lajm në mediat botërore falë ish-shefit të misionit të OSBE-së z. William Wallker dhe sensibilizoi perëndimin dhe Amerikën që të ndërhynte të mbronte Shqiptarët.
15 Janari u vendos të shenohet si dita e përkujtimit të viktimave të gjenocidit serb mbi shqiptarët, edhe fshati Krushë e Madhe shenon këtë dite që 3 vite me radhe, shkruan /Gazeta Papirus/
NJOFTIM
Me rastin e 15 Janarit – Ditës së përkujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, për të tretin vit me radhë bëjmë shënimin e kësaj dite. Andaj, ftoj familjarët/et, qytetarët/et e Krushës së Madhe dhe të komunës së Rahovecit, që me:
– 15 janar 2022 (e shtunë),
– ora 13:00,
– në kompleksin memorial në Krushë të Madhe, të bëjmë homazhe në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Krushë dhe gjithë Kosovën.
Ndërsa në ora 16:00 bëjmë ndezjen e flakadanëve.
Bëje edhe ti, mos e harro gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Lavdi!
#duamdrejtësi
Jungjatjeta,
Selami Hoti
Kryetar i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe