Porto është shpallur skuadër kampione e Portugalisë.
Me 88 pikë në 33 ndeshje, Porto ka siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Superligën e Portugalisë.
Pas këtij triumfi, trajneri Sergio Conceicao ka bërë bujë të madhe nëpër mediat sociale, përcjell lajmi.net.
Një video e tij duke vallëzuar dhe duke tymosur një puro në dhomat e zhveshjes ka nxitur reagime.
Trajneri shihet teksa bën një vallëzim interesant. “Festë me stil” është komenti më i shpeshtë.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell videon në fjalë.