Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë në këtë shtet me dokument të falsifikuar, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rasti ka ndodhur më 15 prill 2025 në pikën kufitare “Tabanoc”, ku gjatë kontrollit të dokumenteve, personi me inicialet A.S., 37-vjeçar, ka paraqitur një patentë shoferi të falsifikuar.
“Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ka ngritur kallëzim penal kundër A.S. (37) nga Kosova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të ‘falsifikimit të dokumentit’. Me datë 15.04.2025, në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’, në hyrje të shtetit, i dyshuari ka paraqitur për kontrollim patentë shoferin e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Gazeta Papirus/