Disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës kanë parakaluar në tepihun e kuq në ceremoninë e 65-të Vjetore të Çmimeve Grammy.
Ndër ta ishte edhe artistja shqiptare me famë botërore, e cila dukej për mrekulli. E kompletuar me doreza të gjata rozë, me fustan pink, ajo mori mjaft vëmendje.
Bebe Rexha ishte e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, por që këtë çmim e rrëmbeu Beyonce me hitin e saj “Break my soul”.