Në Reti të Rahovecit ,nje fshatar ka hasur në disa persona, që po vidhnin dru në malin e tij rreth orës 22:15.
Për t’i frikësuar ai ka shtënë në ajër me armën e zjarrit e kjo ka bërë që policia të shkojë në vend të ngjarjes, raporton “Zëri”.
“Me vendim të prokurorit, nga i njëjti është sekuestruar një pushkë gjuetie dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar”, ka thënë Policia në raportin e saj 24-orësh.