Tre vëllezër në fshatin Dobidol të Rahovecit e kanë lidhur dhe rrahur babanë e tyre, ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur të martën në ora 23:00 si shkak i një mosmarrëveshjeje.
Të dyshuarit i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës, e i njëjti ka marrë trajtim mjekësor në QMF-në Ratkoc, e pastaj edhe në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”.
Sulmuesit janë ndaluar për 48 orë.