Robert Berisha ka qenë kryefjalë e mediave rozë pikërisht prej marrëdhënies së tij të re me Lauretën.
4 vite pas ndarjes nga Nora Istrefi Roberti tashmë thotë hapur se është me një vajzë të cilën jo vetëm e pëlqen shumë prej pamjes, por dhe përputhen shumë si karakteri.
Edhe pse nuk beson në zodiak, këngëtari shprehet se Laureta është fiks si tipi i tij dhe janë bërë për njëri-tjetrin.
Së fundmi Roberti ka publikuar një foto me të dashurën e tij. Laureta publikoi një instastory dhe partneri e publikoi sërish.
Kishim parë vetëm foto të bukuroshes, por tani që i shohim të dy bashkë mund të themi me bindje se shkojnë shumë.