Komunave të Kosovës do t’iu kthehen 37 milionë euro që u ishin bllokuar nga Qeveria e Kosovës. në mbledhjen e kabinetit qeveritar, të mërkurën u miratua plotësim ndryshimi i ligjit për buxhetin, që mundëson zhbllokimin e të hyrave vetanake për komunat e Kosovës.
Ndërkohë, në këtë mbledhje, ministri Nenad Rashiqi, kundërshtoi vendimin për themelimin e muzeut për dokumentimin e krimeve të Jugosllavisë dhe Serbisë në Kosovë. Me të, u pajtua edhe kryeministri Kurti.
37 milionë euro do t’iu kthehen komunave të Kosovës, që u ishin bllokuar nga qeveria e Kosovës.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar plotësim ndryshimin e ligjit për buxhetin, me të cilin mundësohet kthimi i mjeteve vetanake të komanve.
Megjithatë, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se aktualisht janë në proces të bartjes të edhe 53 milionë eurove për vitin 2022.
Pas miratimit në Qeveri, projektligji për buxhetin duhet të shqyrtohet dhe miratohet në Kuvend, për t’i hapur rrugë këtij ngërçi.
Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar miratoi vendimin për formimin e Grupit Punues për themelimin e Muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj Shqiptarëve në Kosovë.
Mirëpo, këtë vendim nuk e votoi ministri për komunitete dhe Kthim, Nenad Rshiq, i cili tha se në këtë dokument ka përgjithësime.
Me ministrin Rashiq, u pajtua edhe kryeministri Albin Kurti.
Por, për këtë, ministri i Kulturës Hajruallah Çeku, pati një shpjegim.
Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, u miratua edhe Projektligji për Fondin Sovran, për çka kryeministri Albin Kurti, tha se do të shërbejë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërkaq, Kuvendit të Kosovës për shqyrtim iu dërgua edhe Traktati ndërmjet Kosovës e Danimarkës, për shfrytëzimin e qelive në burgun e Gjilanit.
Po ashtu, Qeveria emëroi Metor Hysenin si kryesues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Po ashtu, ekzekutivi i propozoi Kuvendit, Xhevdet Ahmetajn dhe Isa Hasanin për zgjedhjen e një anëtari në bordin e OShP-së.