Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke u prononcuar për media, tha se janë treguar të hapur për zgjidhje, e që do ishte shkuarje në zgjedhje të reja, shkruan Gazeta Metro.
Edhe pse ka pohuar se janë treguar të gatshëm për një zgjidhje që janë shkuarja në zgjedhje, por ka theksuar se nuk do të thotë së po shkojmë në zgjedhje të reja, dhe se s’mund të bëjmë zgjedhje pas zgjedhjeve.
Gjithashtu ka thënë se për të shkuar në zgjedhje të reja, pala tjera duhet të heq dorë nga sabotimi i zgjedhjeve dhe kërcënimi i vazhdueshëm ndaj Kosovës.
“Ne kemi treguar që jemi të hapur për një zgjidhje e cila do të mund të ishte shkuarja në zgjedhjet e reja. Por kjo nuk do të thotë se po shkojmë në zgjedhje të reja, ne s’mund të bëjmë zgjedhje pas zgjedhjes, pa rezultat. Pra që të mund të shkojmë në zgjedhje të reja, pala tjera duhet të heq dorë nga sabotimi i zgjedhjeve, duhet të heq dorë nga refuzimi i zgjedhjeve, duhet të heq dorë nga kërcënimi i vazhdueshëm i Kosovës, atëherë shkojmë në zgjedhje të reja pa problem.”, ka thënë Gërvalla për Periskopi.