Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se pas komentit të tij për vrasjen e ekstremistit grek, 35-vjeçarit Konstantinos Kacifa, ka marrë disa mesazhe kërcënuese.
Ai kishte shkruar pas vrasjes së Kaçifas:
PUSHKA TOP DJEMTE e RENEA-s!!! Qe heren tjeter ta marrin vesh mire se kush eshte i zoti i shtepise…. Na i vrate nje here me 10 prill 1994-en dy deshmoret e atdheut, oficerin Fatmir Shehu dhe ushtarin ne vendroje Arsen Gjini, ne repartin kufitar te Peshkepise. Kete radhe me mire te qajne nenat tuaja se sa te veshin shami te zeze nenat tona…. Po keni dyshime provojeni prape.”
Në shkrimin e publikuar në portalin grek “Newsit.gr”, ishte publikuar fotoja e gazetarit investigativ Artan Hoxha me një oficer të forcave speciale RENEA. Ndërsa në shkrim, komenti i gazetarit cilësohet mjaft provokues dhe sfidues.
SHKRIMI
“Sfidon gazetari shqiptar: Më mirë të qajnë nënat tuaja se të mbajnë nënat tona shami të zeza”
Ndërsa pala greke ka qëndruar asnjanëse në incidentin me vrasjen e emigrantit grek 35-vjeçar Konstantinos Katsifas, kjo nuk ndodh në anën tjetër të kufirit. Pas kryeministrit Edi Rama, i cili bëri një status provokativ në Twitter, e ndjekur nga një gazetar shqiptar, i cili po e tërheq litarin edhe më tej.
Kryeministri shqiptar Edi Rama shkroi për vdekjen e Konstandin Katsifës: “Të dashur fqinjë! Në vend që të klasifikohet si e papranueshme humbja e jetës së një të çmenduri që qëlloi policinë tonë, i cili vetëm e bëri punën e saj, duhet të jemi të kënaqëur që nuk u humbën jetë të pafajshme nga një i fandaksur”. Gazetari Artan Hoxha bëri një post edhe më sfidues në facebook. Ai shkroi, ndër të tjera, “Le të mësojmë se kush është i zoti i shtëpisë herën tjetër”, tha ai duke iu referuar flamurit grek. Pas lavdërimit të burrave të forcave speciale të Shqipërisë, RENEA, ai shkruan: “Më mirë të qajnë nënat tuaja, se të veshin shamitë e zeza nënat tona“.
Në lidhje me mesazhet kërcënuese, ai ka shkruar një tjetër status.
Hoxha shkruan:
Greket e verbuar nga nacionalizmi shovinist, “trimat” qe kane mbushur breket tè Agimit te Arte dhe fantazmat e Vorio-Epirit, po me cojne fjale: “Tani e dime kush je, e dime ku je, te kemi me foto dhe video, etj, etj, etj”…. Po ua kursej qindra mesazhet ne greqisht, anglisht e shqipe me aksent grek, prej shovinistesh te cmendur qe me kane mbushur inbox tim… στο καλο…. Nuk e harrojme 10 prillin e 1994, kur komando paramilitare e vrasesve te organizates terroriste antishqiptare MAVI, me emrin “Pirro i pare”, e perbere nga pjestare te forcave speciale greke dhe e armatosur deri ne dhembe, hyri ne brendesi te atdheut tone, ku pasi vrau krejt pabesisht oficerin drejtues Fatmir Shehu(baba i dy femijeve) dhe ushtarin e rojes Arsen Gjini(te dy deshmore te atdheut) mbajti per ore te tera peng nen grykat e armeve afro 130 ushtare shqiptare, te gjithe rekrute te rinj pa arme….