Këngëtari nga Banja e Malishevës, Mujë Telaku, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, të titulluar “8 Marsi pa nënën”.
Kjo këngë prekëse i dedikohet të gjitha atyre që e përjetojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas pa praninë fizike të nënës së tyre, duke shprehur mallin dhe dashurinë e pashuar për to.
Me tekst nga Valmir Delija dhe muzikë nga Sami Hoxha në këtë këngë, Telaku sjell me ndjeshmëri të veçantë emocionet e një biri që kujton me nostalgji kujtimet e bukura me nënën e tij, duke theksuar boshllëkun që lë mungesa e saj në këtë ditë të veçantë.
Për më shumë dëgjoni këngën: