Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se për ndeshjen ndaj Polonisë tashmë janë shitur të gjitha biletat.
Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kuqezinjtë do të luajnë në udhëtim ndaj Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e presin Poloninë në “Air Albania”.
Përmes një njoftimi, FSHF ka falenderuar të gjithë tifozët që kanë vendosur të jenë të pranishëm në “Air Albania”, teksa i ka ftuar ata që të krijojnë një atmosferë të ngrohtë e pozitive, si dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.
Njoftimi i plotë nga FSHF:
Të gjitha biletat e vlefshme për ndeshjen Shqipëri – Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ janë shitur.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve kuqezi, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin Kombëtaren e zemrës së tyre.
Të mbështesim kuqezinjtë tanë të gjithë se bashku! ME JU, NE JEMI 12!”.
/GazetaPapirusSport/