Tubimi i sotëm i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në Skenderaj është shoqëruar me tensione dhe protesta, teksa qytetarët të shumtë të kësaj komune kanë kundërshtuar fuqishëm praninë e kryeministrit Albin Kurti në qytetin e tyre.
Gjatë këtij tubimi, pati provokime të rëndë edhe nga mbështetësit e VV-së, të cilët nuk ishin nga Skenderaj.
Kryeprovokuesi i tyre po del të jetë babai i resë së Faruk Mujkës të Vetëvendosjes.
Në një video të postuar nga portali “Jepi zë”, ai dhe disa militantë të VV-së nga Mitrovica dhe Obliqi dëgjohen duke iu thënë drenicasve “shpijuna të Serbisë” dhe se “Me ju ardhë Radoiçiqi e pranojnë me zemër”.