Lionel Mesi është tashmë goleadori më i mirë i Argjentinës në Kupën e Botës.
Me realizimin në minutën e 34-të, në sfidën ndaj Kroacisë, “Pleshti” u ngjit në kuotën e 11 golave, në të gjitha Botëroret që ka luajtur, duke u bërë kështu, futbollisti me më së shumti gola te Argjentina në historinë e Kupës së Botës, duke parakaluar Batistutën me 10 gola.
Mesi ka shanse që kë rekord ta thellojë akoma më shumë.
Ai është padyshim një nga lojtarët më të mirë në historinë e kombëtares argjentinase, teksa i vetmi i krahasueshëm me të është legjenda Maradona, për atë çka ka dhënë në kombëtare dhe jo vetëm.