Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së.
Shefi i kabinetit të ministres Gërvalla, Sharr Jakupi deklaroi se kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.
“Në marxhinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdoj lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, njoftoi Jakupi.