Prokurorja e Përgjithshëm e Ukrainës ka zbuluar emrat 10 ushtarëve rusë të cilët ajo i akuzon se janë përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut gjatë pushtimit njëmujor të qytetit të Bucha.
Në një postim në Facebook të enjten, Venediktova identifikoi 10 ushtarë – të cilët ajo tha se ishin të gjithë “të përfshirë në torturimin e civilëve” gjatë pushtimit brutal të Bucha.
Venediktova thotë se ushtarët janë pjesë e Brigadës së 64, një njësi e bazuar në rajonin e Khabarovsk, në bregun e Paqësorit në lindjen e largët të Rusisë.
gjatë një interviste për një televizion gjerman, ajo tha se hetuesit ukrainas kishin identifikuar “më shumë se 8,000 raste” të krimeve të dyshuara të luftës që nga pushtimi i Rusisë, të cilat përfshinin akuza për “vrasje të civilëve, bombardim të infrastrukturës civile, torturë” dhe “krime seksuale”.
Komentet e saj erdhën ndërsa Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) nisi hetimin e saj për krimet e dyshuara të luftës të kryera në Ukrainë .
Tërheqja e forcave ruse nga Kievi në fillim të prillit zbuloi prova të tmerrshme të mizorive të rusëve, ku dhjetëra trupa të pajetë civilësh u gjetën të lidhur me duar pas në rrugë ose të varrosur në varre masive.
Ukraina, së bashku me një numër vendesh perëndimore dhe organizata të të drejtave të njeriut, ka akuzuar forcat ruse për vrasjen e civilëve në Bucha.