GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Me fat që dje nuk u vra askush”, Albin Kurti për ‘The Guardian’: Reagimi i Blinken na lëndon, është i padrejtë!

30/05/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Me fat që dje nuk u vra askush”, Albin Kurti për ‘The Guardian’: Reagimi i Blinken na lëndon, është i padrejtë!
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet e ditëve të fundit në veri të Kosovës kanë marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

The Guardian raporton se kryeministri i Kosovës ka fajësuar për dhunën në veri të vendit “turmat fashiste” të kontrolluara nga qeveria e Serbisë.

Media britanike ka marrë një reagim të zotit Kurti në lidhje me ngjarjen, ku thuhet se qëndrimi kritik i SHBA dhe aleatëve është i padrejtë.

Artikulli:

Më shumë se 30 ushtarë paqeruajtës të NATO-s u plagosën në përleshjet të hënën, duke bërë që aleanca të njoftojë se do të dërgojë 700 trupa të tjera në vend. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e vendosi ushtrinë e vendit të tij në gatishmëri të lartë luftarake. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, tha se paqeruajtësit italianë dhe hungarezë iu nënshtruan “sulmeve të paprovokuara dhe pësuan plagëve si trauma me thyerje dhe djegie për shkak të shpërthimit të mjeteve ndezëse të hedhura nga protestuesit.

“Dje ishte shumë e rëndë, ishim shumë me fat që nuk humbi jetë”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një telefonate nga Prishtina për Guardian. Ai tha se “disa” paqeruajtës të NATO-s ishin ende në spital.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka quajtur sulmet “të papranueshme dhe të papërgjegjshme”.

Dhuna është dënuar gjerësisht, por edhe aleatët perëndimorë të Kosovës kanë kritikuar ashpër qeverinë në Prishtinë për vendimin për emërimin e kryetarëve të komunave.

Të premten, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dha një kritikë jashtëzakonisht të fortë ndaj një vendi aleat të SHBA-së, duke thënë se vendimi për të përdorur forcën për të hyrë në ndërtesat komunale në veri ishte marrë “kundër këshillës” së SHBA-së dhe partnerëve evropianë.

Kurti shprehu pakënaqësinë e tij për këtë deklaratë.

“Unë mendoj se nuk është vetëm i padrejtë, i gabuar dhe që na lëndon, por në të njëjtën kohë shumë naive. Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme”, tha Kurti, duke folur për Guardian në telefon nga Prishtina.

Tags: Anthony BlinkenkurtiReagim
ShareTweetShare
Previous Post

Lista Serbe thirrje qytetarëve “mos të rrezikojnë sigurinë” e KFOR-it

Next Post

“Marshojmë për veri” Stresi e merr seriozisht situatën në Kosovë

Next Post
“Marshojmë për veri” Stresi e merr seriozisht situatën në Kosovë

“Marshojmë për veri” Stresi e merr seriozisht situatën në Kosovë

Lajmet e fundit

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

19/05/2025
Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

19/05/2025
“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

19/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.