rokuroria ka njoftuar se pronari i kompanisë “Tribune”, ka prezantuar dokumentacion të rremë përmes së cilit ka arritur të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremtim të objekteve spitalore, transmeton lajmi.net.
Ai dyshohet se ka kryer vepren penale “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.
Arrestimi i tij është bërë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në Gjilan.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në Gjilan, pas hetimeve të zhvilluara, ka ndaluar të dyshuarin J.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se, i dyshuari J.S., si pronar i kompanisë ‘’Tribune’’, SH.P.K., Prishtinë, përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë, ka arritur që të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan. Me këto veprime, i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Lajmi.net ka masur se bëhet fjalë për tenderin: “Renovimi dhe Meremetimi i Objekteve Spitalore, në Spitalin e Përgjithshëm si dhe Rregullimi i xemjes qendrore sipas llojeve të ndara”.
Fillimisht, prokurimi i Spitalit të Përgjigjshim e kishte shpallur fitues kompaninë “Tribunë”. Por, më pas ishte ankuar një kompani dhe pas rivlerësimit ishte shpallur fitues kompania “Art Projkekt”. Më pas prokurimi i Spitalit kishte dërguar në hetuesi dokumentet, nënë pretendimin se disa nga to ishin të falsifikuara.