Bufeja e Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbyllur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
Burimet e Gazetës Express mësojnë se shkaqet e mbylljes janë teknike, sanitare, por më së shumti higjienike.
“Bufeja e Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbyllur. Shkaqet janë teknike, sanitare, por më së shumti higjenike”, thotë ky burim.
Redaksia ka dërguar pyetje në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dhe është në pritje të përgjigjeve.