Mbretëria e Bashkuar ka premtuar 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën, gjatë një vizite të Ministres së Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, Jenny Chapman në Izrael dhe territoret palestineze.
“Banorët e pambrojtur të Gazës duhet të kenë urgjentisht qasje të plotë në ndihmë”, tha Chapman gjatë vizitës, raporton BBC.
Qeveria britanike tha në një deklaratë se ky njoftim i ri për ndihmë do të mbështeste organizatat në terren që kërkojnë të sigurojnë ushqim, ujë dhe ilaçe për ata që kanë nevojë.