Mbretëresha Elizabeth II feston ditëlindjen e 96-të në Sandringham. Një fotografi është publikuar për të shënuar ditëlindjen, ku shfaqet mbretëresha me dy poni dhe reflekton interesin e saj të përjetshëm për kuajt.
Ajo është monarkja më jetëgjatë e Britanisë.Monarkja e 63-të e Britanisë, feston 96-vjetorin e lindjes, megjithëse ditëlindja e saj shënohet zyrtarisht në qershor, kur festohet edhe 70-vjetori i vendosjes së saj në fron.
Ndërsa Mbretëresha gëzon disa privilegje që vijnë nga të qenit mbretërore, ka disa përfitime të tjera unike dhe befasuese që gëzon duke qenë monarkja në pushtet.
Ja disa nga privilegjet e veçanta që i gëzon vetëm Mbretëresha:
Nuk i duhet pasaportë
Kjo për shkak se të gjitha pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar lëshohen në emër të mbretëreshës. Megjithatë, anëtarët e tjerë të familjes mbretërore nuk mund ta gëzojnë këtë privilegj.
E siguruar nga Coutts (një nga bankat më ekskluzive të Britanisë), bankomati është instaluar në bodrumin e Pallatit Buckingham. Ky është një përfitim që mund të gëzojnë edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.
Nuk mund të arrestohet kurrë
Mbretëresha nuk mund të arrestohet kurrë pasi gëzon imunitet sovran. Kjo do të thotë, ajo është e mbrojtur për tërë jetën.
Ajo ka fuqinë për të shkarkuar të gjithë Qeverinë Australiane
Në thelb, Kryeministri i Australisë emërohet nga Guvernatori i Përgjithshëm. Mbretëresha mund të udhëzojë përfaqësuesin e saj të emërojë një kryeministër të ri në çdo kohë. Ajo mund të emërojë gjithashtu një Guvernator të Përgjithshëm të ri, nëse ai nuk respekton.
Vendos kodin mbretëror të veshjes
Nga veshja e pantallonave të ngushta deri te mos veshur kurrë e një veshje tërësisht të zezë (ato janë rreptësisht të rezervuara për ditë zie), ka shumë rregulla të modës për familjen. Ajo ka fjalën e fundit për çështje të tilla, dhe disa nga udhëzimet bazohen në preferencat e saj personale.