Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Projektligji për Fondin sovran është shtuar në Programin Legjislativ dhe së shpejti pritet të shkojë edhe në Kuvendin e Kosovës.
Me anë të një mbledhje të mbajtur në mënyrë elektronike, Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ për vitin 2023.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen në formë elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2023. Me këtë rast, në Programin Legjislativ të këtij viti është shtuar Projektligji për Fondin Sovran.”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet.
Ndërsa, ndermarrjet nën menaxhimin e saj do t’i kalojnë në pronësi Fondit Sovran.