Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se sot ka mbajtur mbledhjen e saj të kryesisë, ku u diskuta për situatën aktuale në vend në shumë fusha, si dhe për agjendën e aktiviteteve vijuese.
Gjatë kësaj mbledhje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi se takimet dhe diskutimet me qytetarët duhet jo vetëm të vazhdojnë por edhe të thellohen edhe më tej.
“Intensifikimi i aktiviteteve ditore me qëllim të dëgjimit të zërit dhe brengave të qytetarëve, është detyrë e jona thelbësore”, tha ai.