Dy Komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje, me fillim nga ora 11:00.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të shqyrtojë dhe votojë raportet vjetore financiare për OShP, KPM, ARKEP, RTK dhe ZRrE.
Në këtë mbledhje do të votohet po ashtu Raporti Vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022, Projekt Kodi Doganor dhe I Akcizave, e kështu me radhë.
Në anën tjetër, do të mblidhet edhe Komisioni për Integrim Evropian, I cili do të shqyrtojë Raportin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023.