GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Mbledhja e sotme, këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria

28/10/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Mbledhja e sotme, këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 103 me radhë në të cilën ka marrë disa vendime.

Nëpërmjet në komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se ne mesin e vendimeve është miratuar edhe vendimi për sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve në rastin e zbatimit të vendimit paraprak për targat ilegale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë me denominime të qyteteve të Kosovës.

Komunikata e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën:

U miratua Projektbuxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

U miratua Raporti nëntëmujor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022.

U miratua vendimi për zgjatjen e masave emergjente me furnizimin e energjisë. Me këtë vendim i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjatja e masave emergjente në furnizimin e energjisë, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme edhe për 30 ditë.

U ndanë 500 mijë euro për mbështetjen e aktiviteteve të kulturës në kuadër të Manifesta 14.

U miratua vendimi për sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve në rastin e zbatimit të vendimit paraprak për targat ilegale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë me denominime të qyteteve të Kosovës;

–        Duke filluar nga data 1 nëntor e deri më 21 nëntor, do të zbatohet masa e dhënies së vërejtjes;

–        Nga data 21 nëntor dhe deri më 21 janar 2023 do të zbatohet masa e gjobitjes;

–        Nga 21 janari 2023 dhe deri më 21 prill 2023 do të vendosen targa provuese për automjetet me targa ilegale;

–        Dhe pas datës 21 prill 2023 veturat me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nuk do të kenë mundësi që të regjistrohen me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës.​

Tags: Qeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Goditet me veturë punëtori i sigurimit në Fushë Kosovë

Next Post

Sherr i madh në “Për’Puthen”

Next Post
Sherr i madh në “Për’Puthen”

Sherr i madh në “Për’Puthen”

Lajmet e fundit

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

23/05/2025
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

23/05/2025
Rasti i kërcënimit të Osmanit, presidenca tregon se ende nuk është caktuar asnjë prokuror

Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.