Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se mbledhja e këshillit drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje është mbajtur në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, duke e cilësuar këtë si abuzim.
Hoxha ka thënë edhe se, VV-ja më parë brenda UP-së i kanë mbajtur zgjedhjet e brendshme të pikës së Prishtinës dhe takimin e forumin e të gruas së LVV-së.
‘‘Lëvizja Vetvendosje tash e sa herë abuzon me hapësirat e Universitetit të Prishtinës.
Sot mbledhjen e Këshillit Drejtues e mbajtën aty. Kohë më parë brenda UP-së i kanë mbajtur zgjedhjet e brendëshme të pikës së Prishtinës, takimin e forumin e të gruas së LVV-së e kështu me rradhë.
Por sigurisht këtë e ka bërë me leje nga vet akterët brenda UP-së – rektorë a dekan’’, ka shkruar ajo./GAZETA PAPIRUS/