Sot në ora 11:00 do të mbahet mbledhja e 145-të e Qeverisë së Kosovës.
Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij do të shqyrtojnë në këtë mbledhje 21 pika të rendit të ditës.
Qeveria e Kosovës sot do të shqyrtojë Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Po ashtu, në këtë mbledhje do të shyrtohet projektligji për Findin Sovran.
Kabineti qeveritar nesër do të shyrtojë edhe propozim vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të palujtshme të cilat preken nga realizimi I Projektit për zgjerimin e mihjes spërfaqësore për eksploatim të thëngjilli për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të KEK