Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se programi “Drejt Malit” këtë vit me dyfishim të numrit të fëmijëve pjesëmarrës.
Çeku ka shkruar në Facebook se mbi 800 fëmijë nga 30 komuna të Kosovës, janë pjesë e programit për skitari që po mbahet për të dytin vit në Brezovicë.
“Shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve dhe të rinjve tanë përmes aktivitetit fizik është prioritet i Ministrisë së Sportit”, ka shkruar ai.