GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Mbi 50% e seancave në vazhdime, monitoruesit kritikojnë legjislativin për mossigurim të kuorumit

06/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
LDK lëshon seancën e Kuvendit në shenjë revolte ndaj sjelljes së ministrit Murati
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e kuorumit dhe transparenca janë disa nga vërejtjet që i japin legjislativit monitoruesit e Kuvendit të Kosovës. Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi adresojnë kritika sa i përket numrit të vogël të projektligjeve të votuara, ndërkaq nga Instituti Demokratik i Kosovës e shohin si produktive.

Krahas numrit të projektligjeve, kritika kanë edhe për mungesë të transparencës, pasi aty ende votohet me dorë.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), punën e Kuvendit nuk e sheh shumë produktive, për shkak të numri të vogël të projektligjeve të votuara.

Ai thotë se vetëm 117 projektligje kanë arritur të votohen në dy lexime.

“Sipas raportit të cilin e kemi publikuar të premten e kaluar, kemi thënë se aktiviteti legjislativ në Kuvend është përcjellë me mosefikasiteti në miratimin e projektligjeve të caktuara. Kemi pasur gjatë vitit 2022, 54 pika të rendit të ditës të cilat janë bartur në vitin 2023, prej tyre janë gati se 18 projektligje të cilat janë bartë, disa në lexim të dytë e disa në lexim të parë”.

“Disa janë shqyrtuar por nuk kanë arrit të marrin votën e duhur nga ana e Kuvendit për arsye të kuorumit. E kemi parë që aktiviteti legjislativ është përcjellë nga 117 projektligje të cilat e kanë marrë verdiktin final të Kuvendit, prej tyre 111 janë të miratuara, 6 të refuzuara dhe një sukses tjetër ka qenë miratimi i rregullores së re të Kuvendit, që nuk është ndryshuar që 10 vite”, u shpreh Jakaj,për Ekonomia Online.

Problematikë tjetër e punës së Kuvendit është edhe mungesa e kuorumit. Për këtë, Jakaj thotë se 53 për qind e seancave janë me vazhdime.

“Nëse në kryesi ka dakordim për rendin e ditës, për datën e orën se kur është seanca dhe fillon dhe nuk mbaron ashtu siç duhet për pikat e caktuara, atëherë kjo i bie mosefikasitet. Viti i kaluar është përcjellë me më shumë se gjysma e seancës me vazhdime”.

“Tre seanca janë me nga pesë vazhdime, pra nëse e shohim në total, 53 për qind e seancave janë me vazhdime, në ndërkohë 22 nga 38 seanca të rregullta, janë me 54 vazhdime”, thotë tutje Jakaj.

Por ndryshe mendon Arbër Thaçi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Ai thotë se legjislativi për gjatë viteve 2022-23, ka përformuar kënaqshëm.

Thotë se problematikë kryesore që vazhdon ta përcjellë edhe këtë legjislaturë, është transparenca, pasi votimi bëhet me dorë.

“Përgjithshëm mund të pohojmë që puna e Kuvendit përgjatë vitit 2022 ka qenë efikase dhe kjo dëshmohet me numra. Kuvendi përgjatë 2002-ës ka miratuar mbi 110 ligje, që numerikisht nëse krahasojmë me legjislaturat e kaluara në secilin vit, ky numër del të jetë më i madh, kjo mbase është shkaktuar edhe për faktin se kemi të bëjmë me një shumicë të konsoliduar parlamentare që lehtëson dhënien e vullnetit të deputetëve për projektligjet e caktuara”.

“Për gjatë këtij viti, Kuvendi po ashtu ka treguar ngecje në fushat e caktuara. Një nga ato më të rëndësishme është dëshmimi i hapave prapa në drejtim të transparencës, kryesisht përdorimi teknikës së vjetër të votimit me dorë e ka lënduar procesin e informimit të publikut për votimin që deputetë të caktuar bëjnë në raport me projektligjet e caktuara, dhe këtu mund të them se mbase Kuvendi ka bërë një hap prapa”, thotë Thaçi.

E problemin kryesor të kësaj legjislature për Thaçin është mungesa e kuorumit. Ai thotë se kjo problematikë po vazhdon të përkeqësohet.

“Mungesa e kuorumit paraqet problemin kryesor të kësaj legjislature, mirëpo paraqet edhe një problem që është trashëguar nga e kaluara. Fatkeqësisht trendi i këtij problemi është në përkeqësim të vazhdueshëm, meqë ky problem në kuptimin numerik ka qenë më pak i shfaqur gjatë vitit 2022, ndërsa gjatë vitit 2023 deri më tani është mjaftueshëm i shfaqur. Tani siç po e shohim një numër i madh po dështojnë qysh në fillim. Në secilën seancë, votimi i të cilave dështon për shkak të mungesës së kuorumit”, u shpreh Thaçi.

Tags: deputetetKuvendi KosovesmungesaseancaVzhdimi
ShareTweetShare
Previous Post

24 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Next Post

Sot kurorëzohet Mbreti Charles III, merr pjesë edhe Osmani

Next Post
Sot kurorëzohet Mbreti Charles III, merr pjesë edhe Osmani

Sot kurorëzohet Mbreti Charles III, merr pjesë edhe Osmani

Lajmet e fundit

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.