Kompania Kerolli e cila është e specializuar për marketing digjital ka publikuar disa të dhëna interesante lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale në Kosovë dhe Shqipëri gjatë vitit 2021.
Këto shifra vijnë nga llogaritë aktive të përdoruesve.
Në Kosovë bazuar në të dhënat nga Kerolli gjatë vitit që po e lëmë pas kanë qenë 935 mijë persona në Facebook, derisa në Shqipëri 1 milion e 300 mijë.
Rrjeti social i dytë më i përdoruri është Instagrami me 632 mijë përdorues aktiv, kurse në Shqipëri kemi pasur 1 milion e 200 mijë.
Vendin e tretë e zë Snapchat-i me 540 mijë përdorues gjatë 2021-ës, ndërkaq për Shqipëri s’ka të dhëna se sa përdorues aktive ishin gjatë vitit të kaluar.
Bashkangjitur gjeni të dhënat e plota nga kompania Kerolli: