15 mijë e 552 bashkatdhetarë e kanë dhënë votën e tyre në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Për ta shfrytëzuar këtë të drejtë u regjistruan 20 mijë e 324 qytetarë.
Shprehur në përqindje kjo i bie se e drejta e votës u shfrytëzua nga mërgimtarët në diasporë.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 32 përfaqësi diplomatike nëpër vende të ndryshme të botës, më së shumti kanë votuar në Konsullatën e Kosovës në Munchen, me 1 mijë e 521 votues.
Pas saj, është Konsullata në Dusseldorf me 1 mijë e 560.
Kurse, Konsullatën e Kosovës në Zurich, kanë votuar 1 mijë e 470 qytetarë.
Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, janë të fundit në të cilat ka përfunduar procesi zgjedhor.
Bashkatdhetarët votuan në 43 vendvotime në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës në botë, një ditë para zgjedhjeve.