Mbi 14 mijë nënshkrime janë mbledhur deri tash në peticionin për liberalizimin e vizave për kosovarët, të nisur nga Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka nisur një peticion për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Nisma e Schneeberger është përkrahur edhe nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.
Numri i nënshkrimeve deri tash sillet rreth 14 mijë e 100. Ky peticion që ka për qëllim që t’i bind shtete skeptike të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa ma pare, deri tash është nënshkruar nga mbi 50 persona.
“Përkundër se Kosova ka dëshmuar për përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite. Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës.